Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonis[ s[ Veriut Zoran Zaev nuk kanë të njëjtat qëndrime për nismën Ballkan i Hapur por kjo nuk i pengoi që sot të lidhin 11 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunime mes dy vendeve. Të parat në listë ishin ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën. Kryeministri Kurti tha se Kosova mbështet të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e është Bashkimi Evropian e të cilat janë nga Bashkimi Evropian. Nd[rsa Zaev tha se respekton vendimin e Kosovës për “Open Ballkan” ndonëse beson se vendet e Ballkanit duhet të kenë sa më shumë dialog e bisedime që të përparojnë. (Raport i TV 21 nga Shkupi). /21Media
 

Back to top button