Leonora Jakupi e uron Sabri Fejzullahun për ditëlindjen e 74-të

 
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, sot feston ditëlindjen e 74-të.
Me këtë rast nuk kanë munguar urimet nga familjarët, miqtë, kolegët e fansat e këngëtarit.
Edhe këngëtarja Leonora Jakupi e ka uruar Sabriun në rrjetet sociale.
“Urime ditëlindja legjendë e këngës. Ty që nuk të zëvendëson askush”, ka shkruar Leonora për këngëtarin.

Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi bashkëpunuan në projektin “Simpatia e shkollës” që është publikuar në nëntor të vitit 2019. Kënga numëron mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button