Kosova dhe Maqedonia e Veriut nesër nënshkruajnë marrëveshje e memorandume

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës nesër në Shkup do të mbajnë mbledhje të përbashkët, në të cilën do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume, me të cilat do të thellohet dhe përforcohet bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve.
Marrëveshjet janë nga sfera e infrastrukturës, diaspora, energjetika, ekonomia, turizmi, siguria, inovacionet dhe zhvillimi teknologjik dhe sfera të tjera, informuan nga Qeveria, e cila në mbledhjen e djeshme e përcaktoi pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Republikën e Kosovës, të cilat janë paraparë të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët, shkruan TV21./21Media

Back to top button