Grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme

Grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme

Sot në Bern të Zvicrës, delegacionet teknike të Kosovës dhe Zvicrës përfunduan negociatat dhe miratuan tekstin final të marrëveshjes bilaterale për sigurimet sociale.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen administrative, si dhe formularët e nevojshëm që do të nevojiten për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Me miratimin e sotëm të marrëveshjes i hapet rrugë kësaj marrëveshje që të kalojë procedurat tjera nëpër shtetet respektive deri në aprovimin final dhe fillimin e implementimit të saj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se do të vazhdojë me ritëm të njëjtë të punojë që kjo marrëveshje sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme në Kosovë dhe të ratifikohet sa më shpejtë./21Media