Hashim Thaçi bëri të ditur se angazhimi Mocki-t për lirinë e Kosovës u shndërrua në platformë evropiane

Hashim Thaçi bëri të ditur se angazhimi Mocki-t për lirinë e Kosovës u shndërrua në platformë evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se ndihet i pikëlluar me vdekjen e ish- zëvëndeskancelarit dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock.

Thaçi përmes një postimi në facebook është shpehur se Mock ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

”Gjatë viteve të 90-ta, ai u bë zë i fuqishëm i të drejtave të popullit të Kosovës. Ai luajti rol thelbësor në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Parimi i tij i Politikës së Jashtme ishte largpamës për kohën, ai nuk mund të ishte neutral ndaj shkeljeve sistematike të të drejtave në Kosovë. Angazhimi i tij për lirinë e Kosovës u shndërrua më vonë në platformë evropiane, ndërkombëtare. I përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ndryshe, ish- zëvëndeskancelarit dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare./21Media