Kosova do të bëhet me muze të artit bashkëkohor
Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se Kosova do të bëhet me muze të Artit bashkëkohor.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka marrë sot vendim për emërimin e Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor.
Ky këshill do të përbëhet nga artistë e profesionistë të dëshmuar të artit. KI kryesohet nga Yll Rugova, ndërsa anëtarë tjerë do të jenë: Petrit Halilaj, Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Erëmirë Krasniqi, Zake Prelvukaj, Nita Hoxha Salihu, Valdete Pacolli dhe Fisnik Abazi.
Muzeu i Artit Bashkëkohor do të ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe promovimi për artin dhe artistët bashkëkohorë, po ashtu do të fuqizojë pozicionin shtetëror të Kosovës në skenën botërore të artit./21Media
