Vdiq i dyshuari që u qëllua nga Policia gjatë një bastisjeje

Sot ka vdekur i dyshuari 68-vjeçar me inicialet B.B i cili javë më parë ishte plagosur nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, gjatë një bastisje që po zhvillohej në pronën e tij në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Intensivë, Lavdim Morina.
“Po sot ka ndërruar jetë pacienti i cili ka qenë tek ne në MIQ në ora 14 e 30 min. B.B 1956, dita e 24-të”, ka thënë Morina.
Më 8 maj 2022 Policia e Kosovës kishte njoftuar se derisa po kryente një bastisje në lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës, i dyshuari B.B. ishte paraqitur me armë zjarri duke shtënë në drejtim të policëve.
Në vetëmbrojtje, Policia kishte thënë se një zyrtar policor ishte detyruar ta përdorte armën e zjarrit ndaj të dyshuarit duke e lënë kështu me lëndime trupore personin e dyshuar, i cili më pas ishte transferuar për trajtim mjekësor./21Media

Back to top button