Kosova drejt Këshillit të Evropës, Begaj: Arritje e merituar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se hapi i parë i Kosovës drejt Këshillit të Evropës është një arritje e merituar për Kosovën.

Begaj në një postim në Facebook ka shkruar se kjo arritje dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane.

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj në Facebook.

Back to top button