Kosova e BE me udhëzime të përbashkëta të politikave ekonomike

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar udhëzime të përbashkëta të politikave ekonomike në takimin vjetor të dialogut ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave përmes një postimi në “Facebook”.
“Karakteristika kritike është rikthimi gradual i rregullave fiskale. Për sa i përket rritjes së konkurrencës dhe rritjes afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse, Kosova duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi dhe konkurrencën e ulët të sektorit privat. Gjithashtu duhet të shfrytëzojë potencialin e burimeve të rinovueshme dhe të kursimit të energjisë dhe të hapë plotësisht tregun e energjisë. Së fundi, Kosova duhet të përmirësojë cilësinë dhe rëndësinë e sistemit arsimor për të rritur punësimin dhe për të zbutur mospërputhjet e aftësive”, ka thënë Ministria e Financave.
Sipas Ministrisë, Kosova u ftua që të llogarisë me kujdes rreziqet ekonomike në rënie në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës.
“Diskutimet u fokusuan në zbatimin efektiv të reformave strukturore që do të përshpejtojnë rimëkëmbjen ekonomike pas krizës, ndërkohë që do të mbështesin politikën e qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave./21Media

 

Back to top button