Kosova e para në vlerësimin e EIONET për rrjedhën e të dhënave për mjedis

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit njoftoi se Kosova ka shënuar progres në historinë e raportimit në Rrjetin Evropian për Informim dhe Vëzhgim EIONET, sa i përket raportimit për të dhëna që lidhen me mjedisin. Sipas tyre, Kosova ka përmbushur 100% të obligimeve të planifikuara për raportim për këtë vit, dhe i prinë listës së vendeve që kanë përmbushur këtë obligim raportues.
Në kuadër të vlerësimit për ketë periudhe, për 6 fusha relevante të raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale për secilën nga fushat e raportimit, përkatësisht për raportimin e të dhënave vjetore për cilësi të ajrit, raportimin online të të dhënave për cilësi të ajrit, raportimin për emisionet në ajër, raportimin për gazrat serrë, raportimin për zonat e mbrojtura, raportimin për cilësi të ujërave dhe raportimin për sasi të ujërave.
“Viti 2021 shënon vitin me progresin më të madh në historinë e raportimeve në EIONET/EEA, që ka realizuar Kosova përmes AMMK, nga viti 2011 (57%), viti 2018 (60%), viti 2019 (67%) dhe viti 2020 (89%)”, thuhet në njoftimin e AMMK-së./21Media

Back to top button