Kosova e përfundoi me humbje Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, konkurrenca e femrave, sot u mund nga Norvegjia me rezultat 81:54 (13:15, 28:19, 25:2, 15:18), në ndeshjen e fundit të saj në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që po zhvillohet në Qipro.
Pas një fillimi të barabartë, siç informoi Federata e Basketbollit e Kosovës, vashat kosovare u shkëputën në 4:11, dhe më pas ishin në epërsi konstante 7:13 dhe 9:15, por katër pikë radhazi në fund nga skuadra e Qipros, bëri që çereku i parë të përfundojë 13:15.
Pesë minutat e periudhës së dytë ishin të barabartë, deri pranë rezultatit 26:26, por më pas norvegjezet filluan shkëputjen, me ç’rast e përmbyllën pjesën e parë me rezultat 41:34.
Sipas njoftimit, dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, ku Norvegjia ishte bindshëm më e mirë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 66:36. Në dhjetë minutat u zhvillua një lojë e barabartë, ndërsa rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 81:54.
Te Kosova u dalluan: Saranda Daci me 16 pikë e 11 kërcime, Era Shatri me 12 pikë e nëntë kërcime dhe Astera Tuhina me shtatë pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.
Kosova e përfundoi Evropianin me një fitore dhe tri humbje./21Media
May be an image of text that says 'RESULT KOSOVA REZULTATI FINAL Kosova (f) 54 vs. Norvegjia 81 Kampionati Evropian per Shtete te Vogla, Qipro'

Back to top button