Kosova e SHBA-ja me marrëveshje të sigurisë së informacionit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi se po punohet për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Kosovës për sigurinë e informacionit.
Mehaj tregoi se kjo marrëveshje do quhet GSOIA.
Në një postim në Facebook Mehaj bëri të ditur se siguria e teknologjisë, mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit dhe të dhënave, është sistem i synuar, me mbështetjen e Administratës së Sigurisë së Teknologjisë nga Departamenti amerikan.

“Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje”, shkroi ndër tjera Mehaj në Facebook./21Media
Back to top button