Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova e Shqipëria bashkë në Pekin!

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kanë vizituar sot Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës, ku janë mirëpritur nga shefat e misionit, Bujar Turjaka (Kosovë) dhe Kliton Muça (Shqipëri).

Kosova po përfaqësohet me skitarët Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, ndërsa Shqipëria me Deni Xhepan.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut Besim Aliti,  anëtari i Bordit Ekzekutiv Musa Selimi, zyrtari ndërlidhës për çështje të Covidit, Jeton Beqiri dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSh-it, Gerti Shima iu kanë uruar fat dhe suksese garuesve, derisa kanë kërkuar kujdes të shtuar shkaku i masave për mbrojtje ndaj Covid-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button