Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih
Kombëtarja e Kosovës sot e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih, ku të martën do ta zhvillojë miqësoren e radhës kundër Zvicrës
Edhe në stërvitjen e sotme futbollistët kanë stërvitur me përkushtim dhe me intensitet të plotë, teksa përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar në disa aspekte tekniko-taktike, duke përfshirë edhe skema të ndryshme nga ndërprerjet.
Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe e presin me padurim përballjen me zvicranët, duke pasur parasysh edhe faktin se në stadium do të kenë përkrahje të madhe nga bashkëatdhetarët tanë atje.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?