Njësitë ruse tërhiqen nga veriu i Ukrainës për të rimbushur personelin
Ndërsa ofensiva e Rusisë në Ukrainë ngec, ushtria ukrainase ka thënë se njësitë ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës në Bjellorusi – një aleat i Rusisë – në mënyrë që të plotësojnë personelin dhe furnizimet.
Përmes një shkrimi, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka thënë se radhët ruse kishin nevojë për rotacion.
Shumë njësi kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë nevojë të madhe për ushqim, karburant dhe municione.
Ushtarët e plagosur po evakuohen gjithashtu në Bjellorusi, e cila është në veri të luftimeve të ashpra rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev./21Media