Kosova ende nën masa të BE-së, afro 300 milionë euro humbje

së shumti po e atakojnë ekonominë, duke krijuar kështu shumë vështirësi edhe në të bërit biznes.

Afaristit Brahim Selimaj theksoi se si pasojë e kësaj sfide ju janë bllokuar shumë projekte dhe si shkak i tyre disa biznese tashmë janë shuar.

“I ka parandalu të gjitha investimet që kanë qenë të dedikuara për Kosovën. Mendoj që ditët në vijim BE-ja do ta sheh që Kosova është në rrugën e mbarë, në rrugën e zhvillimit dhe nuk meriton Kosova të sanskionohet e vetmja në regjion e cila ka dal prej një lufte të egër”, tha Selimaj për rtv21

Pavarësisht thirrjeve të shumta për largimin e masave ndaj Kosovës, nga Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë lëvizje për largimin e tyre. Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se masat e BE do të kenë pasoja afatgjate për Kosovën.

“Këto sanksione po ndikojnë dukshëm në investime të ndryshme privato publike, po ndikojnë dukshëm në rënien e imazhit të vendit, po ndikojnë dukshëm edhe në mosqasjen nëpër fonde të ndryshme financiare qoftë shteti i Kosovës, qoftë edhe kompanitë dhe individët”., tha Shahini.

Ndërkaq kryetari i odës ekonomike, Lulzim Rafuna, vlerëson se pas vendosjes së masave të BE-së, Kosovës do t’i duhet kohë për ndriçimin e imazhit të saj.

ekonomike “Këto kanë pas ndikim edhe në imazh të vendit sepse jemi vendi i vetëm gjeografikisht në vend i cili është nën masat ndëshkuese dhe e dyta është qështja materiale që ka shku mbi 300 milion të cilat janë pezullu si rezultat i këtyre masave. Nëse këto masa i hjeken Kosovës, atëher këto projekte që janë pezull duhet të kthehen në impelementim, por imazhi i Kosovës tek shtetet e tjera problem se mund të rregullohet”., tha Rafuna.

Këto masa të vendosura ndaj Kosovës për një kohë të gjatë përplasën pushtetin dhe opozitën. Hajdar Beqa nga PDK ngre shqetësimin se pëveç dëmeve në ekonomi, këto masa ndëshkuese pritet të dëmtojnë edhe integritetin e vendit.

“Ky kryeministër me një politik të dobet, jo vizionare, me një politik të dobët na ka fut nën sanksione. Është dobësia e kryeministrit që nuk i ka dakordu veprimet me aleatët, por mendoj që masat kanë qenë të padrejta se qytetarët nuk kanë faj nëse e kemi një kryeministër të dobët, kjo na ka pru këtu ku jemi”, tha Beqaj.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosshtensionimit të situatës në veri të vendit./RTV21/21Media

Back to top button