“Kosova ende nuk është shtet në aspektin e vetëvendosjes”

Maloku ka folur për disa probleme të Kosovës

Sociologu, Fadil Maloku në “Click” të RTV21 ka thënë se për mendimin e tij Kosova ende nuk është shtet në aspektin e vetëvendosjes pra, në kuptimin që nuk është shtet që vendosë për fatin e vet.

Maloku po ashtu tha se Kosova nuk është shtet demokratik sepse ende është në mbikëqyrje të ndërkombëtarëve dhe se nuk është shtet i pavarur ende sepse ende në vend e kemi KFORin dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë të cilët e mbikëqyrin Kosovën./21Media

Back to top button