Kosova është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore

Haradinaj tha se viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt.

Haradinaj ka thënë se është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, sidomos në sektorin e energjisë.

“Sapo me telefonoi Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan – Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, për të më kumtuar lajmin e jashtëzakonshëm se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt. Kosova kështu është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, sidomos në sektorin e energjisë. Ky grant është mbi grantin tashmë të nënshkruar prej 49 milionë dollarësh të Marrëveshjes së mëhershme të Pragut. E falënderova z. Nash për këtë lajm madhor dhe dërgova përmes tij mirënjohjen dhe urimet më të mira për Sekretarin e Shtetit Pompeo, anëtarët tjerë të Bordit, dhe posaçërisht miqtë në Kongres, përfshi Eliot Engel, që kanë ndihmuar këto vite në komunikim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës se bekuar të Kosovës me ShBA. Urime!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button