Kosova është pranuar në Federatën Internacionale të Esports

Federata Esports Kosova tashmë është anëtare e IESF, organizatës më të madhe në botë ku janë mbi 100 shtete anëtare.
Federata me ndihmën e XPortalEsports ka arritur të anëtarësohet, por edhe të marrë pjesë në garën e sivjetshme botërore IESF World Championship 13 e cila do të mbahet në Eilat, Izrael në nëntor të viti 2021.
Tashmë federata po i përfundon ekipet që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë kampionat botëror, ku lojtarët do të përzgjedhen nga kualifikimet që janë mbajtur në XP Game Fest, për lojën CS:GO dhe Dota2.
Federata Ndërkombëtare e Esporteve (IESF) ka parnuar katër (4) shtete të reja anëtare për t’u bashkuar me familjen World Esports.
Me shtimin e Francës, Greqisë, Kosovës dhe Spanjës nga Evropa, IESF ka arritur një rekord të ri prej 104 kombeve anëtare në pesë kontinente.
“Ne jemi shumë të kënaqur të mirëpresim anëtarët tanë të rinj, Francën, Greqinë, Kosovën dhe Spanjën, në familjen World Esports”, tha Sekretari i Përgjithshëm i IESF, Boban Totovski.
Katër kombet e reja anëtare të IESF përfaqësohen përmes Shoqatave të tyre përkatëse kombëtare të Esportit./21Media

Back to top button