Kosova fiton medalje në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley

Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani arritën të shkruajë historinë e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke u bërë ekipi i parë senior që fiton medalje në këtë kompeticion, i cili u zhvillua në Balikesir të Turqisë.
Në finale, ato u mposhtën nga dyshja nga Turqia 1, Gokalp/Merve me rezultat 2-0 në sete.
Kosova siguroi vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë në një Kampionat Ballkanik të Beach Volley për seniorë për herë të parë në histori.
Përgjatë rrugëtimit drejt finales, Sylejmani dhe Ramadani arritën katër fitore dhe dy humbje për të siguruar epitetin e nënkampionit ballkanik.
Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzoi ekipin dhe trajnerin Edon Ibrahimi për punën dhe paraqitjen historike të treguar në këtë kompeticion./21Media

Back to top button