Kosova gati për Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Ekipi i kuratorëve që do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri, po ashtu komisionerja e e MKRS për këtë bienale, Dafina Morina, u pritën sot në takim nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku.

U bisedua rreth fazës përfundimtare të përgatitjeve për “RKS2 Transcendent Locality”, projekt që brenda konceptit gërsheton edhe artin.

“Ju urojmë suksese në këtë angazhim të rëndësishëm që shkon përtej arkitekturës. Duke e ditur rëndësinë e ngjarjeve të tilla, synim kemi përfaqësimin dhe promovimin e dinjitetshëm të vendit dhe vlerave tona”, thuhet në shkrimin e MKRS-së më Facebook./21Media

Back to top button