Kosova i gëzohet vendosjes së shtabit të Komandës Amerikane në Shqipëri

 
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj duke komentuar vendosjen e shtabit operativ pararojë në Shqipëri nga Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR), ka thënë se ky është një lajmi shkëlqyeshëm.
“Lajm i shkëlqyeshëm që Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR) po krijon shtabin operativ pararojë në Shqipëri”, ka thënë Mehaj.
Përmes postimit në Facebook, Mehaj tutje ka thënë se ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë./21Media

Back to top button