Basha: Berisha synonte viktima! Objektivat e tij nuk u plotësuan

 
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Në nisje të fjalës së tij, duke e cilësuar ditën e sotme, tragjike, ai theksoi se shumica e demokratëve e braktisën Berishën. Sipas tij, për ish-kryeministrin, kjo ishte dita e tij e fundit politike.
“Në këtë betejë, Berisha nuk kursen askënd, përveç vetes së tij. Shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën Berishës. E braktisën si gjithë këto muaj kur ka mashtruar e shpifur për të mbuluar një të vërtetë, që beteja e tij nuk bëhet për askënd tjetër por për atë vetë. Ai nuk nuk kursen askënd. Lajmi i mirë është braktisja totale e tij në ditën e fundit politike…Dua të falenderoj nga zemra të gjithë të pranishmit këtu dhe qindra të tjerë që me përkushtimin heroik bënë të pamundur nënshtrimin e selisë blu ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Pamundësuan dhe objektivin tjetër të Berishës, daljen sot me viktima, derdhjen e gjakut të demokratëve”, tha Basha./vizionplus

Back to top button