Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova i refuzon vizitën Petkoviqit

Kosova ka refuzuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, për të ardhur në Kosovë.

Në një përgjigje për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka treguar arsyen e refuzimit të kësaj vizite.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, njofton MPJD./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button