“Kosova i vetmi vend në Evropë pa Këshill Ekonomiko-Social”

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale mund të konsiderohet i jashtëligjshëm thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Hulumtuesi i Institutit të  Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë se palët e interesit mund ta atakojnë vendimin e qeverisë në Gjykatën themelore pasi sepse ekzekutivi miratoi vendimin në mënyrë të shpejtë dhe pa u konsultuar me sindikatat dhe bizneset.

“Vendimi erdhi katër ditë pasi Gjykata kushtuese i dha të drejtë vendimit për pagën minimale pse të bëhet aq shpejtë pse të injorohet dialogu social sepse normal një vendim i tillë i cili është esencial ”, tha Jakaj

Sipas ligjit për Këshillin ekonomik social, ligjin e punës dhe ligjin e pagave, vendimi për rritjen e pagës minimale bëhet në çdo fund të vitit kalendarik dhe vjen me propozim të Këshillit ekonomio-social, i cili përbëhet nga pesë përfaqësues të punëtorëve, pesë përfaqësues të bizneseve dhe pesë zyrtar të qeverisë. Ndërkohë Këshilli Ekonomik social që nga viti i kaluar është jo aktiv, duke e bërë Kosovën të vetmin vend në Evropë pa një këshill të tillë.

“ Pasi që Këshilli nuk është aktiv që nga viti i kaluar qeveria nuk ka pasur ku të jap dhe ku të marr propozime dhe e ka bërë në mënyrë të njëanshme dhe mund të themi se Këshill nuk është aktiv për shkak se qeveria nuk dëshiron të ketë dialog social pra dëshiron që t’i shmanget dialogut social”, tha për rtv21

Shqetësim për mos konstituim të këtij këshilli ka shprehur edhe kryetari i aleancës së bizneseve, Agim Shahini, njëherësh ish-anëtar i këtij Këshilli, i cili vendimin e qeverisë e sheh si të ligjshëm, pasi siç thotë, Këshilli Ekonomiko-Social e ka bërë një propozim para pandemisë dhe se ai propozim nuk ka arritur që të miratohet për fajin e qeverisë por siç thotë qeveria e ka bërë rritjen në bazë të atij propozimi.

“Këshilli duhet të formohet në mënyrë që të kemi rritjen tjetër të propozohet rritja tjetër sepse Kosova po ballafaqohet me ikje masive të qytetarëve dhe shteti duhet të punojë në atë drejtim që sektori privat të ketë fuqi punëtore konkurruse”, tha Shahini

Paga minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, ndërkohë që në vazhdimësi ka pasur protesta dhe greva nga sindikata të ndryshme për këtë çështje. Në anën tjetër, RTV21 ka tentuar të marr një përgjigje në lidhje me mungesën e dialogut social mes sindikatave dhe qeverisë, por nuk ka marrë përgjigje./RTV21/21Media

Back to top button