Kosova ka mallra të mjaftueshme në treg, çmimet të mos ngriten

Rukiqi bëri thirrje që bizneset t’i zbatojnë rekomandimet e qeverisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas një takimi me bizneset, tha se Kosova ka artikuj dhe mallra të mjaftueshëm në treg dhe kërkoi nga bizneset që mos t’i ngrisin çmimet pa arsye.

Pas gjendjes së krijuar për mundësinë e shfaqjes së koronavirusit edhe në Kosovë, Rukiqi tha se nuk ka vend për panik, teksa shtoi se vizualisht ndoshta është krijuar një panik me zbrazjen e rafteve nëpër markete.

Kosova ka artikuj dhe mallrave për të kaluar një kohë goxha të gjatë. Të shmangen çmimet e larta të paarsyeshme nëpër biznese, ndërsa duhet të gjobiten bizneset që ngritin çmimet”, tha ai.

Po ashtu, Rukiqi shtoi se kjo gjendje do të ketë impakt ekonomik edhe në vend.

Rukiqi bëri thirrje që bizneset t’i zbatojnë rekomandimet e qeverisë për lirimin nga puna të njërit prind.

 

Back to top button