Rritja e çmimeve, ATK pranon 228 thirrje nga qytetarët

Për shkak të mbingarkesës ATK mundëson edhe një linjë telefonike

Administrata Tatimore e Kosovës ka pranuar 228 thirrje nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë raportuar për rritje të çmimeve.

Siç njofton ATK është raportuar për rritje të çmimeve kryesisht në markete dhe farmaci, kurse rastet e njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor.

“Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosovës ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë).”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ndërsa, numri pa pagesë i ATK-së është  0800 80 800./21Media

Back to top button