Kosova ka pësuar disfatë nga Bosnja dhe Hercegovina

Kosova ka pësuar disfatë nga Bosnja dhe Hercegovina në ndeshjen për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Hendbollit duke u mposhtur me rezultat 22:25.
“Dardanët” patën një fillim jo të mirë duke i mundësuar kundërshtarit të krijojë një epërsi prej katër golave pas pjesës së parë (10-14).
Një lojë shumë e fortë dhe e luftuar u zhvillua në pjesën e dytë, kur Kosova pati mbështetjen e rreth 2000 mijë tifozëve, por as kjo nuk mjaftoi për ta përmbysur rezultatin.
Ndeshjen e radhës Kosova do të zhvilloje sërish kundër Bosnjës pas katër ditësh si mysafir.

Back to top button