Kosova kalon suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE

(Lajm i përditësuar)


Kosova kalon suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se Kosova e ka kaluar me sukses votimin e sotëm në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, që është edhe hapi i parë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

”Kosova kalon suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE. Sapo është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Ahmeti.


Bakoyannis nis prezantimin e Raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Raportuesja për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, është duke e mbajtur tashmë raportimin e saj e për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ajo është duke folur në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës, ku pritet të hidhet në votim Raporti për anëtarësimin e Kosovës, në takimin i cili është i mbyllur për media.

Nëse sot më 27 mars ka rezultate pozitive, atëherë Raporti për Kosovën pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave.


Nis shqyrtimi i raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE 

Tashmë ka filluar të mbahet takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës, ku pritet të hidhet në votim Raporti për Anëtarësimin e Kosovës.

Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se pritet që të ketë lajme pozitive për Kosovën.

“Jemi para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj. Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit. Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë por duhet ende punë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.


​Sot shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

Pak ditë pas zbatimi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit,  si kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshill të  Evropës , Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci do ta shqyrtojë raportin për Kosovën për anëtarësim në këtë këshill.

Një ditë para shqyrtimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës pret rezultat pozitiv.

Zëvëndësministri, Kreshnik Ahmeti, shprehet optimist se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës mund të ndodh gjatë këtij viti.

“Kemi pasur pune intensive që ta kemi një raport pozitiv dhe pa parakushte dhe mund të them që është kurorëzuar suksesshëm kjo punë, kur them pozitiv raporti është opinion i cili thotë që Kosova duhet  të anëtarësohet si anëtare e plotë e KiE-së për më tepër largohet fusnota. Kosova është trajtuar gjithmonë me fusnotë në Këshill të Evropës dhe pas anëtarësimit nuk do ta ketë atë. Dhe është paparakushte sepse janë përmbushur kriteret, standardet kushtet dhe parakushtet e paraqitura nga Asambleja Parlamentare e cila është organi që i paraqet ato ..Me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Decanit ne i  kemi përmbushur të gjitha ato. Prandaj është moment pozitiv. Mund të kemi anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë këtij  viti sepse kemi treguar se i plotësojmë standardet vetë juristët eminentë e kanë thënë këtë si dhe vetë raportuesja rekomandon këtë. Kështu që nuk mbetët asnjë arsye që kjo të kundërshtohet”, tha Ahmeti për rtv21.

Edhe deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi pret rezultate pozitive duke thënë se Kosova e meriton të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

“Kosova si shtet demokratik, në çdo hap të saj, nga viti 1999 ka qenë dhe është e përkushtuar në rrugëtimin dhe integrimin euroatlantik. Shpallja e pavarësisë, miratimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, ndërtimi institucional, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit, të drejtat e minoriteteve, zhvillimi i demokracisë janë dëshmi që Kosova është meritore të jetë pjesë e familjes së Këshillit të Evropës. Si PDK kemi merita të mëdha në procesin drejt integrimit në Këshill të Evropës dhe i gëzohemi anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë jashtëzakonisht të rendësishme për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë”, tha Musliu Shoshi.

Ndonëse institucionet e zbatuan aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit si kushte shtesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë përmendur edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe si dhe shpronësimet në veri.

Në Grupin për Studime Juridike dhe Politike thonë se Asociacioni mund të jetë kusht shtesë për anëtarësim por që çdo gjë varet nga Komiteti i Ministrave.

Incizimi: Levik Rashiti-Grupi për Studime Juridike dhe Politike

“Edhe Asociacioni mund të jetë nëj kusht por sërish kjo në fudn do  të jetë në diskrecion të ministrave. Ata mund të vendosin nëse do të jetë kusht për pranim apo e kundërta. Meqë nuk është proces meritor krejt varet se si e velrëson komiteti i ministrave në rast Kosova e  meriton të jetë anëtare e këshillit”, tha Levik Rashiti-Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Së fundit drejtuesit institucionale i dërguan një letër, raportueses për Kosovën në Këshill të Evropës Dora Bakojanis, në të cilën janë janë zotuar se do t`i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se kjo letër mund të jetë standard para aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por kurrsesi nuk mund të cilësohet formalitet.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është ngjarje e madhe dhe hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe ndoshta letra e zotimeve drejtuar Bakojanis përfshihet në këtë kuadër, por është e habitshme se si liderët institucionalë të Kosovës, deri me tash kanë shpërfillur kërkesat e njëjta nga nivele shumë të larta të ShBA dhe BE, dhe pikërisht për këtë sot jemi edhe nën sanksione, edhe në marrëdhënie shumë të acaruara me ShBA e BE, edhe të detyruar t’i përsërisim zgjedhjet në veri, edhe të merremi me dinarin, edhe në pozitën më të keqe të mundshme në procesin e dialogut me Serbinë., tha Haradinaj.

Zëvëndësministri, Kreshnik Ahmeti, thotë se letra është çështje procedurale. Sipas tij,  Asociacioni i takon një procesi tjetër të dialogut.

“Letra që merr përsipër zotimet është letër procedurale që dërgohet në çdo procedurë të anëtarsimit nga krerët e shtetit aty aty thuhet se kemi të bëjmë me zbaitm dhe progres të prekshëm në zbatimin e marrëveshjes bazë të 27 shurtit dhe aneksit që pëfshinë  edhe cështejn e vetëmenaxhimit.. Pra nuk kemi parakusht në raporti që do të votohet në Komitetin për cështje  politike dh demokraci..Ne e kemi bërë të qartë se cështja e Asociaiconit i  takon një procesi tjetër të dialogut…..Asociacioni përmendet  në raportin e juristëve eminentë si nëj cështje që qevria dueht të angazhohet në mirëbesim ën dialog që të gjej zgjidhje. Kjo gëj ka ndodhur më 27 shkurt…..më 18 mars 26 tetor nga qeveria ka pasur 5 herë gatishmëri të nënshkruhen këto marrëveshje . Është proces që përfshihen edhe Serbia dhe këtu Serbia nuk po vlerësohet për anëatrësimin e Kosvës ne KIE dhe Kosova s’mund ta baj barrenë moskonstruktivitetit të Serbisë…(Për shpronësimet në veri) …Jemi qeveri për sundimin e ligjit.”, tha Ahmeti

Takimi i Komitetit për çështje Politike dhe Demokraci në të cilin do të shqyrtohet raporti për Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës mbahet nesër nga ora 14:30.

Nëse merr dy të tretat e votave të këtij Komiteti raporti i dërgohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për procedura të mëtejshme.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit të 2022./ RTV21/21Media

Back to top button