Ngjarjet e datës 27 mars
Universiteti i Prishtinës, së bashku me Universitetin e Arkansasit, SHBA, do organizojnë konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temë “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”. Marrin pjesë: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, amabadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe personalitete të tjera. (Fakulteti i Edukimit, salla e këshillit, kati III, ora 09:00)
Mbahet sesioni i dytë i punës së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla plenare, ora 09:30)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Tekste Shkollore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për media, ku do të lansohen tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese. (Holli i MINT-it, ora 14:00)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndan çmimet në fushën e teatrit. (Amfiteatri i TKK-së në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić. (Ministria e Mbrojtjes, Prishtinë, ora 16:30)
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban Asamblenë e Përgjithshme të Punës për vitin 2023. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 17:00)