Kosova kundër Qipros e Shqipëria kundër Islandës, nisin përballjet

Tanimë ka filluar të zhvillohet ndeshja mes dy kombëtareve tona, ku Kosova dhe Shqipëria synojnë me çdo kusht fitoren për të siguruar vendet e dyta në grupet e tyre në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës po zhvillon ndeshje si vendas kundër Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” me çdo kusht e synojnë fitoren sot, që të sigurojnë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, dhe të këndellen nga humbja para tre ditësh kundër Irlandës së Veriut me rezultat 2:1.
Në të njëjtën kohë, krahas Kosovës dhe Qipros po zhvillohet edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës, ku edhe në këtë përballje në pyetje është pozita e dytë në Grupin 2 të Ligës B.
“Kuqezinjtë” gjenden në vendin e tretë me vetëm një pikë të arkëtuar, krahas kundërshtarit të sotëm, Islandës, që renditet në vendin e dytë me tre pikë të tubuara./21Media

Back to top button