Osmani: Dokumenti për dialogun që ekziston është ai i Kosovës, të tjera s’kemi parë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për RTV21, ka thënë se ka përpjekje intensive që dialogu me Serbinë të fokusohet në një marrëveshje finale.
“Kjo besojë është në të mirë të procesit, sepse duhet të shkojmë nga marrëveshjet individuale në marrveshjen finale”, ka thënë Osmani.
Në intervistën nga New York ku ndodhet për takime në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja e Kosovës ka theksuar se dokumenti për dialogun që ekziston është propozimi i Kosovës me gjashtë kapituj për marrëveshjen finale me Serbinë.
Osmani ka thënë se ky është dokumenti që ekziston, propozimi i Republikës së Kosovës, duke demantuar dokumentet dhe propozimet e ndryshme që kanë qarkulluar.
“Ajo që është publikuar në disa media… nuk është ndonjë dokument që ka ardh ndonjëherë tek ne”, ka thënë Osmani./21Media

Back to top button