Kosova mbyll kualifikimet me humbje

 

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas të Suedisë, Kombëtarja jonë është përballur me nënkampionen në fuqi të botës, Suedinë.

Suedia me lojë të shpejtë dhe të fortë në mbrojtje ka arritur te fitorja e lartë, 39:16. Vendasit herët filluan shkëputjen në rezultat dhe epërsia e tyre sa shkonte e rritej. Djemtë tanë përkundër përpjekjeve maksimale kanë pasur telashe për të thyer mbrojtjen e fuqishme të Suedisë dhe për të ndalur sulmet e shpejta të suedezëve.
Valon Dedaj e Luigj Quni ishin më efikasët te Kosova me nga 4 gola. Te Suedia më efikasi ishte Niclas Ekberg me 9 gola.

Humbja në Suedi megjithatë nuk zbeh një kampanjë të suksesshme të Kombëtares tonë. Fitorja historike me Rumaninë dhe barazimi në Prishtinë me këtë Kombëtare, janë hap i rëndësishëm për Kosovën. Ndërkohë kemi zhvilluar edhe dy ndeshje të forta me Malin e Zi.

Back to top button