Kosova mbyll sot kampanjën kualifikuese me sfidën ndaj Bjellorusisë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë.

Kjo njëherit do të jetë edhe ndeshjen e fundit e Dardanëve në këtë kampanjë kualifikuese për në Kampionatin Evropian “Euro 2024.”

Kosova tashmë ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim në këtë kampionat pasi ka mbledhur 11 pikë duke u renditur në vendin e katërt në grupin I.

Nga ky grup janë kualifikuar Rumania dhe Zvicra.

Back to top button