Kosova me ambasadë në Jerusalem

 

Kosova dhe Izraeli sot kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike mes vete.

Shpalosja e pllakës që do vendoset përballë ambasadës së Kosovës në Izrael, e bënë të qartë se ambasada do jetë në Jerusalem.

Në pllakë shkruhet “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor. Ky dokument është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Back to top button