U arrestua një 22 vjeçar për “vjedhje dhe “sulm ndaj personit zyrtar”

 

Policia sot informoi se një person i dyshuar u arrestua. Sipas policisë, i dyshuari D.D (199) u arrestua për dy vepra penale, “vjedhjen e dy veturave” dhe sulm ndaj personit zyrtar”.

“Me datë 01. 02. 2021 rreth orёs 00:40, patrolla e nёnstacionit Policor nё Groazhdec nё njё pikё kontrolli ka dhёnё shenjё qё tё ndalohet njё veture tё tipit VW toruan, i njëjti nuk iu ёshtё ndalur Policisё dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe, Policia ka vazhduar ndjekjen e kёsaj veture, pas pak vetura ёshtё futur nё njё vend punim nё fshatin Gorazhdec-Pejё, tё dyshuarit kanё braktisur veturën dhe kanё ikur nё kёmbё nё drejtim tё panjohur, vetura e braktisur pas verifikimit ka rezultuar se ёshtё raportuar e vjedhur nё qytetin e Prishtinёs.

Rreth orës 04:30, Qenda Operative pranё Drejtorisё Rajonale nё Pejё, ёshtё informuar nga viktima se persona tё panjohur ia kanё vjedhur veturën e tipit VW Golf me targa vendore tё cilёn e kishte tё parkuar ne oborrin e tij nё fshatin Kёrstoc-Pejё.

Policia ka marrё masat e duhura pёr ta arrestuar personin e dyshuar, rreth orёs 05:15, nё fshatin Grabanicё-Klinё, Policia ka dhёnё shenjё pёr ndalim veturёs sё tipit VW Golf me targa vendore, mirëpo i njëjti nuk ёshtё ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe nё drejtin tё Prishtinёs, Policia iu ёshtё vёnё pas, pasi qё i dyshuari ka arritur nё fshatin Dollc-Klinё, ёshtё vetёaksidentuar, i dyshuari ёshtё arrestuar nga Policia dhe i njëjti gjatё arrestimit ka sulmuar Policёt tё cilёt kanё pёsuar lëndime trupore.”, bëri të ditur policia.

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari u ndalua pёr 48 orё./21Media

Back to top button