Kosova me dy mungesa të mëdha në ndeshjen me Spanjën

Fitorja ndaj Gjeorgjisë dhe barazimi me Greqinë e ka ngritur moralin brenda Kombëtares së Kosovës.
Sfida e radhës e “Dardanëve” do të jetë ajo kundër Spanjës, të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Për ballafaqimin me Spanjën, trajneri Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dyshes, Lirim Kastrati dhe Besar Halimi, të cilët do të mungojnë për shkak të kartonëve.
Për ta plotësuar këtë hapësirë, Challandes ka ftuar mesfushorin e Dritës, Muharrem Jasharin.
Ende nuk dihet nëse kundër Spanjës do të rikthehen portieri Visar Bekaj, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe sulmuesi Elbasan Rashani, që ka pësuar një lëndim të lehtë në prag të ndeshjes me Greqinë.

Back to top button