Kosova merr kredi edhe 34.3 milionë euro

Kosova merr kredi nga BB për 20 vjet edhe 34.3 milionë euro

Ministri i Financave në detyrë, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli kanë nënshkruar dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Marrëveshja e parë do rimundësoj Kosovës financimin e projektit të konkurueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport, si dhe marrëveshjen për financimin e granteve për bujqësi, përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve në skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini.

Nga këto marrëveshje, Kosova merr kredi 34.3 milionë euro për 20 vite, me 5 vite me greis periudhë dhe me normë të interesit prej 0.44 %.

Mantovanelli tha se nga këto dy marrëveshje do të hapet mundësia për vende të reja të punës. Marrëveshjet duhet të votohen në Kuvend.

Back to top button