Kosova merr kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga 1 janari
Kosova do të nis kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga 1 janari i vitit 2019., njofton Ministria e Punëve të Jashtme
Kjo është vendosur në takimin e Këshillit të Zyrtarëve të Lartë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur më datat 19 dhe 20 dhjetor, 2018 në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë.
Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizatë ndërkombëtare e themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të promovuar bashkëpunimin në rajon.
Objektivi kryesor i këtij Fondi është që të fuqizojë bashkëpunimin në mes anëtarëve të vet dhe kohezionin rajonal me projekte të ndryshme me qëllim të avancimit të procesit të integrimeve evropiane.