Kosova merr pjesën në garat ndërkombëtare të sporteve elektronike
Për herë të parë, Kosova do të përfaqësohet në garat ndërkombëtare të Esportit (sporte elektronike), pas anëtarësimit të Federata Esports Kosova në Federatën Ndërkombëtare përkatëse.
Dy ekipe do të garojnë në kualifikimet për Kampionatin botëror, që do të mbahet në nëntor në Eilat të Izraelit.
Kosova merr pjesë në lojërat CS-GO dhe DOTA 2. Në këtë të fundit sot takohet më Maqedoninë e Veriut.