Besarta Jashari: Prekaz aty ku shpirti më pushon

Besarta Jashari vajza e heroit, Hamëz Jasharit këtë të diele po e kalon në Prekaz pranë familjes, vend ky për të cilin Besarta thotë se i pushon shpirti.
Këtë ditë ajo me vëllaun e saj Bekim Jasharin po e kalojnë me rrëfimet e axhës së tyre, Rifat Jasharit.
“Të dielat e fundit, po i begaton prezenca e mixhës Rifat që ka ardhë nga Gjermania, e ne nuk po ngopemi me prezencën dhe tregimet e tij. Derisa drekonim, mixha na tregonte për rininë e tij, për Prekazin e asaj kohe dhe për rrethanat e vështira me të cilat përballeshim si familje. Koha ecte, dreka nuk po mbaronte – unë e Bekimi u zhytëm në tregimet e mixhës…”, ka shkruar ndër tjera Besarta në Facebook./21Media

Back to top button