Kosova mëson kundërshtarët për “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll sonte në Berlin ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2024”. Kosova do të garojë në grupin e shtatë, ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.
Grupi është sfidues me Kombëtare nga regjioni, por siç ka theksuar Federata e Hendbollit e Kosovës, synim mbetet kualifikimi.
Dy të parët në grup avancojnë në Evropian. Ndërsa, kualifikohen edhe katër prej tetë Kombëtareve më të mira të vendit të tretë.
Kosova ishte në vazon e katërt për short, ndërsa kundërshtarët i ka të njohur, sidomos Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Siç ka informuar FHK, ndeshjet e para do të luhen në tetor, më 12/13 dhe 15/16. Më pas ka ndeshje në mars të vitit të ardhshëm dhe në prill.
Direkt janë kualifikuar Gjermania, Suedia, Spanja dhe Danimarka.
Evropiani i ardhshëm do të mbahet në Gjermani prej 10 deri më 28 janar 2024./21Media

Back to top button