Kosova mposht Bosnje dhe Hercegovinën, kalon në fazën e dytë të kualifikimeve për Botëror

(Lajm i përditësuar)

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për femra ka arritur që të triumfojë në ndeshjen vendimtare për kalimin në raundin e dytë të kualifikimeve për botëror.

Me një paraqitje të shkëlqyer të vajzave të ekipit të Kosovës, kombëtarja ka mposhtur Bosnjë Hercegovinën me rezultat 32: 26


Kosova në avantazh ndaj Bosnje dhe Hercegovinës

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për femra po zhvillon ndeshjen e vështirë e vendimtare për kalim në raundin e dytë të kualifikimeve për Botëror.

Në përballjen e saj me Bosnjë dhe Hercegovinën është në avantazh.


Nis përballja e Kosovës me Bosnje dhe Hercegovinën (LIVE)

Ka filluar përballja e Kombëtares së Kosovës në Hendboll për femra me Bosnje dhe Hercegovinën.

Kjo ndeshje Kjo ndeshje është vendimtare për kalim në raundin e dytë të kualifikimeve për Botëror.

Kujtojmë se të premtën Kosova triumfoi ndaj Belgjikës./21Media

 

Back to top button