Osmani dënon sulmin ndaj Muhaxherit: Përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka dënuar fuqimisht sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“Ky është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka kërkuar që përgjegjësit për këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media