Kosova mposhtet në minuta e fundit nga Holanda në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror të viti 2024.
“Dardanët” të dielën janë përballur me Kombëtaren e Holandës, përballë së cilës kanë pësuar disfatë me rezultat 2-0 në Roterdam.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, pas një lojë shumë të luftuar dhe të barabartë nga të dy anët.
Edhe e dyta u zhvillua me të njëjtin ritëm ku lojtarët e Kosovës të udhëhequr nga trajneri Beni Simitqiu patën paraqitje fantastike, por pësuar dy gola të shpejtë ne pesë minutat e fundit të ndeshjes.
Gjithsesi kombëtarja jonë nuk u dorëzuar dhe e ngushtoi evantazhin në 2-1 pak para mbylljes së ndeshjes, por nuk ia dolën që ta barazonin rezultatin.
Ndeshja e radhës e Kosovës do të jetë ndaj Ukrainës.

Back to top button