Kosova mposhtet nga Irlanda e Veriut

Irlanda e Veriut ka shënuar fitore ndaj Kosovës, me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së parafundit në Grupin C të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse pjesën e dytë, fillimisht Kosova kaloi në epërsi me golin e Vedat Muriqit, në minutën e 58-të.
Irlanda e Veriut e barazoi rezultatin me golin e Gavin White, në minutën e 82-të, kurse Josh Magennis vulosi fitoren Irlandës së Veriut.
Kosova edhe pas humbjes mbetet në vendin e dytë me 6 pikë nga pesë ndeshje, derisa Irlanda e Veriut, pas fitores arrin koutën e pesë pikëve./21Media
Back to top button