Kosova rrezikohet nga trazirat sociale!

Edhe sindikata e KEK-ut dhe ajo e sektorit privat paralajmërojnë grevë
Po bëhet një muaj që kur sektori publik hyri në grevë. Por duket se kjo nuk do të jetë greva e vetme. Edhe sindikata e sektorit privat dhe Sindikata e KEK-ut lanë të hapur mundësinë që të përfshihen në grevë.
Kërkesat e Sindikatës së sektorit privat janë ngritja e pagës minimale në 350 euro dhe sigurimi shëndetësor për secilin punëtor. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat kanë qenë vazhdimisht të diskriminuar.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së sektorit privat shprehet: “Ngritja e pagës vazhdon të jetë një nga kërkesat kyçe edhe e Sindikatës së KEK-ut. Por, përpos kësaj ata kërkojnë edhe të rritet pagesa për shujta, thëngjilli të shpërndahet falas për këta punëtorë dhe kërkojnë marrëveshjen kolektive. Në të kundërtën, siç thanë, në Sindikatën e KEK-ut, greva do të jetë e pashmangshme.”
A po hyn Kosova në një periudhë të trazirave sociale? Njohësi i ekonomisë Jakup Bellaqa mendon se vendi ynë po shkon drejt një krize sociale dhe ekonomike.
Nderkaq, Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë, ka thene:”Greva në sektorin publik filloi që nga 25 gushti me kërkesën themelore shteën 100 eurio deri në miratimine Projektligjit për paga. Tash për tash nuk ka ndonjë shenjë për arritjen e marrëveshjes midis Sindikatës dhe Qeverisë.”/21Media

Back to top button