Kosova mposhtet nga Rumania

(Lajm i përditësuar)

Kosova mposhtet nga Rumania

Kosova pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Rumania në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”.

Kosova mbetet e parafundit me vetëm katër pikë. Është thuajse pa gjasa për kualifikim. Rumania është e dyta me 12 pikë.


Muric fantastik, pret penalltinë nga Hagi

Aro Muriq e ka pritur penalltinë  nga pika e bardhë.

Penalltinë e shkaktoi Amir Rrahmani pas gabimit të Bernard Berishës.


Rifillon ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës

Është vendosur për rifillimin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës.


Ndeshja Rumania – Kosova zyrtarisht është suspenduar

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar zyrtarisht.

Tani pritet vendimi i UEFA-s nëse ndeshja do të vazhdojë.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë pasi që tifozët rumunë kanë shpalosur pano anti-Kosovë.

Kapiteni i Rumanisë ka shkuar që të flasë me huliganët rumunë. Ata kanë paralajmëruar veprime anti-Kosovë në ndeshje.

Pati edhe thirrje anti-Kosovë.

Back to top button