Kosova mund të jetë pa Rashicën për ndeshjet e para të kualifikueseve të “Katar 2022”

Trajnerët e shumë skuadrave nga Premier Liga angleze pritet të refuzojnë që t’i lirojnë lojtarët e tyre të udhëtojnë drejt shteteve të tyre për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, për shkak të protokollit anti-Covid-19 që ka Britania e Madhe.
Lojtarët që do të ftohen nga kombëtaret përkatëse, kur të rikthehen në Angli, do të duhet që të hyjnë në vetizolim për 10 ditë, e kështu edhe të rrezikojnë paraqitjet me skuadrat e tyre në kampionat.
Ky lajm nuk do të jetë i mirë për Kombëtaren e Kosovës, pasi që nëse klubet angleze nuk do t’i lirojnë lojtarët e tyre të udhëtojnë, “Dardanët” do të zhvillojnë ndeshjet kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës pa yllin Milot Rashica.
Rashica këtë verë është transferuar te skuadra angleze Norwich City nga skuadra e Werder Bremenit.

Back to top button