Sot shënohet 19-vjetori i sulmit terrorist të 11 shtatorit në Nju Jork shembi Kullat Binjake, nga i cili sulm humbën jetën 2,996 njerëz në katër zona të ndryshme.

Për të nderuar viktimat e këtij sulmi dhe solidarizuar me popullin amerikan, në Kosovë mbahen disa aktivitete.

!. Në nderim të viktimave te aktit terrorist mbi kullat Binjake në SHBA, zjarrfikësit e Prishtinës bëjnë pastrimin e platos dhe vendosjen e flamurit të ri te shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Dardani, ora 10:00)

2. Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, do të vendosin kurora me lule tek pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit. (Hapësira ndërmjet objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

3. Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente i ndezin alarmet në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA. (Para shtatores së Presidentit Clinton, ora 11:00).